Të pasurit një Pinata në festën tuaj është një mënyrë e mirë për te siguruar dekor edhe argëtim , të dyja në një ! Epo nuk ka nevojë të dilni dhe të blini një piñata për festën tuaj të ardhshme. Me disa hapa të thjeshta , ju mund ta ndërtoni atë vetë dhe mbase mund të zbuloni që të krijuarit një piñata është po aq argëtuese sa edhe t’i plasësh ato !
-FILLONI PINATEN :
1. Zgjidhni një formë për pinatën tuaj. Bëni “Pinata” çdo gjë që i’u pëlqen . Forma më e lehtë për t’u bërë është një sferë e zgjatur , e bazuar në një formë tollumbaceje , por ju mund të beni çdo formë që ju dëshironi.
2. Mbroni zonën tuaj të punës . Të bërit një Pinata ka potencial për të shkaktuar rrëmujë , kështu që sigurohuni që t’i jepni vetes hapsirë të mjaftueshme për të punuar.Mbulojeni zonen tuaj të punës me fleta gazete ose me një mbulesë plastike tavoline. Kjo do ta mbajë tavolinen tuaj të pastër dhe më te lehtë për tu pastruar në fund. Mbajeni veten të pastër duke veshur një këmishë të vjetër si dhe duke vënë doreza.
3. Përgatsni ngjitësin e letrave. Në një tas, përzjeni 2 gota miell (473 g) ,dy gota ujë (473 ml) si dhe një lugë gjelle kripë. Përzjeini derisa masa të bëhet afërsisht e njëtrajtshme.
4. Përgatitni shiritat tuaj prej letre . Grisni disa letra gazete me përmasa afërsisht 3-5cm x 15-20cm. Përgatitni shumë nga këto fletët sepse do ju duhen mjaftueshëm të tilla për të mbuluar të gjithë tollumbacin tuaj.
-FORMONI BAZEN E PINATES :
5. Fryjeni tollumbacin tuaj. Kjo do të formojë trupin e piñatas ,kshuqë sigurohuni ta bëni mirë dhe të madhe. Tollumacet e rrumbullakët janë të preferueshëm për shkak se krijojnë një hapsirë të madhe për karamele. Ju gjithashtu mund të përdorni një kuti nëqoftëse preferoni formë katrore për piñatan tuaj. Mund të shtoni edhe forma shtesë për të bërë krahë bisht apo kapele etj duke përdorur karton apo gazetë. Bashkoji këto forma me ngjitës të fortë.
6. Aplikojini shiritat e letrave tek ngjitesi. Lyejini shiritët tuaj me përberjen që krijuat dhe hiqini nqs ato marrin ndonjë papastërti të papërpunuar mirë .
7. Vërini letrat mbi tollumbacin. Plotësojeni atë duke i vënë rripat e letrës në formë kryqesh derisa të mbulohet tërësisht. Lëreni nyjen e tollumbacit të pambuluar në mënyre që ta hiqini sa më lehtë. Përseriteni këtë hap 2-3 herë duke e lejuar cdo shtresë të thahet përpara se të filloni me një shtresë tjetër.
8. Lëreni piñatan të thahet. Pasi t’i keni mbaruar së vëni të gjitha shtresat e letrave , lëreni piñatan të thahet plotësisht dhe të forcohet . Se sa kohe do t’i duhet varet nga shumë faktorë , si trashësia e letrës apo temperatura e ambjentit. Në përgjithsi disa ditë.
-DEKORONI PINATEN :
9. Lyejeni piñatan. Përdorni një ngjyrë të vetme për të lyer të gjithë pinatën. Nuk ka nevojë për ndonjë dizajn të vecantë , thjesht të mbulohen letrat e gazetave. Zgjidhni një ngjyrë qe do t’i përshatet dekorimeve që do të shtoni ose të përshatni kafshën apo karakterin që po përpiqni të krijoni.
10. Ngjitini piñatas letra me ngjyra. Kjo i jep piñatas pamjen tradicionale. Janë festive dhe jo të shtrenjta.Pritini në shirita të vegjël dhe ngjitini tek piñata.
11. Jepini dorën e fundit. Pasi t’i keni vënë bazën me letra me ngjyra piñatas , mund t’i shtoni detaje të tjera. Nqs po krijoni një kafshë shtojini letra katrore të vogla ,në një ngjyrë tjetër për flokë apo sy të lezeçëm prej letre për një pamje më të këndshme.
-MBUSHENI PINATEN :
12. Pritini një vrimë për karamele. Nqs tollumumbaci nuk ka plasur , plaseni dhe hiqeni atë . Meqënëse nuk e mbuluam nyjen me letër , kemi një vrimë të vogël tashmë.
13. Bëjeni vrimën më të madhe nqs është e nevojeshme. Nqs karamelet nuk pështaten për tu futur , prijeni pak letrën në fillim të vrimës mjaftueshëm që karamelet të kalojnë lirshëm.
14. Bëni dy vrima të vogla anash vrimës kryesore. Lidhni një fjongo për të krijuar një lak. Kjo do t’ju nevojitet më vonë kur të duhet ta varni pinatën .
15. Vendosini gjërat e mira brenda. Filloni duke futur karamele ,cokollata , konfeti ,lodra të vogla apo ndonjë gjë tjetër që i’u pëlqen. Shmangni ëmbëlsiarat e papaketuara apo lodrat që thyhen lehtë.
16. Mbulojeni vrimën. Ngjitni disa letra me ngjyra ose thjesht vërini ngjitës, qëllimi është që të shmanget rënia e karameleve përpara së të filloni ta godisni.
17. Dhe tani VARENI PINATEN ! Përdorni lakun që krijuat për ta varur ku të doni , merrni nga një shkop dhe fitoftë ai që grumbullon më shumë karamele !
16,447 Komente