
PLANIFIKIMI I NJE BABY SHOWER PERFEKT :
Për sa kohë jeni të organizuar , fleksibël dhe bëni një punë të mirë duke u qartësuar se çfarë doni, organizimi i nje baby shower mund të jetë më i lehte sesa mendoni. Ja disa gjëra të vogla që duhet t’i konsideroni kur planifikoni një festë të tillë.
-Zgjidhni se ku do ta organizoni festën :
Konsideroni se çfarë “mamaja e festës” do të vlersonte më shumë . Eshtë ‘shtepiake’ ? Apo i pëlqen më shumë të dalurit për drekë me shoqet ?
- Ne shtëpi. Private , e rehatshme , intime – ideale për një event shumë personal . Për më tepër e gjithë kuzhina është e juaja !
- Ne restorant. E gjitha çka duhet të bëni është të telefononi të gjithë të ftuarit dhe të përcaktoni numrin e saktë të tyre. Përpiquni të akomodoni preferencat e pak a shumë të gjithëve ndërkohë që zgjidhni restorantin , por mos harroni që përzgjedhja e kuzhinës duhet të jetë sipas preferencave të ‘mamasë së ardhshme’ që është prioriteti .
- Në zyrë. Cdo kush ështe i ngecur në punë , por marrja e një ore kohë për të festuar për bebin e ardhshëm të koleges , është një pushim që ja vlen !
- Destinacione të ndryshme. Shëtitjet për në SPA , piknik në kopësht apo tregjet artizanale janë destinacione të njohura për ‘baby showers’ .
Tema e festës së “baby shower-it” :
Përpara se të filloni punën me ftesat apo dekorimet , do ju vinte mjaft në ndihmë percaktimi i një teme feste. Tema pak a shume duhet të reflektojë personalitetin dhe preferencat e nënës së ardhshme dhe gjithashtu të përqëndrohet rreth ‘bebit të ri’ . Për shembull ,nqs ju nuk e dini gjininë e fëmijes, ju mund të krijoni një temë me ‘papjona të zinj dhe flutura’ ose një teme safari. Por nqs e dini që do të jetë një vajzë , atëherë një temë pink si në përralla me një keshtjellë me pelena do të ishte fantastike !
Të ftuarit dhe ftesat :
Nëse do të dërgoni ftesa , konsideroni temën e zgjedhur dhe çfarë ‘mamja e ardhshme’ pëlqen në aspektin e dizajnit dhe formulimit. Numri i personave që do të ftoni do të varen nga hapsira (e vendit ku do të bëni festën ) , orari dhe mardhënia që mamaja ka me atë të ftuar . Nëse nuk jeni të sigurtë , pyesni disa nga miqtë e rrethit tuaj të ngushtë .
Ushqimet dhe pijet :
Ushqimet për një festë të tillë nuk ka nevojë të jenë shumë të përpunuara . Nje katering i thjeshtë ështe i lehtë për tu shtruar, sidomos nqs ju e porositni ditë më përpara ,që të jetë gati për ditën e festës. Pyesni për alergjitë apo ndonjë dietë speciale dhe gjithashtu merrni mendimin e nënës së ardhshme për pijet alkoolike gjatë festës.
Lojrat baby shower :
Nuk ka festë pa lojra ! Thuaji të gjithë të ftuarve të sjellin foto të tyre të fëmijerisë dhe luani kush është kush ! Ju mund të përfshini lojra rreth vogëlsirave , si garat me ushqim midis të ftuarve , lojrat me tollumbace si dhe të testoni inteligjencën e të ftuarve me gjetjen e emrave të të vegjëlve të kafshëve .
Festat ‘baby showers’ zakonisht zgjasin vetëm pak orë , por kujtimet nga kjo festë janë te paharruara për një mama të ardhshme !
9,055 Komente