Nje festë e personalizuar për ditëlindjen tuaj nga Festa Ime!
Nje festë e personalizuar për ditëlindjen tuaj nga Festa Ime!

Një festë pa një temë të bukur është nje festë e paplotë. Le të themi që është thjesht një grup me njerëz të mbledhur diku sëbashku. Doni që festa juaj mos të jetë thjesht një festë e zakonshme? Le të themi një festë e mërzitshme, pa muzikë, pa argëtim, nje festë pa gjallëri? Që mos të ndodhë kjo, ne ju vijmë në ndihmë me paketat tona, që festa juaj nga e thjeshtë të kthehet në një festë të paharrueshme. Me poshtë po ju paraqesim temat më te bukura, të personalizuara me karakteret e animuara të Disneyt dhe jo vetëm!

 

1.TRANSFORMERS PARTY: (Optimus Prime, Bummble Bee, Iron Man)13416738_1033579733361867_2954540449930591547_o Si thoni për nje ditëlindje të personalizuar për djem që është retro dhe futuristike? Me aftësine për te rindërtuar pamjen e tyre të jashtme robotët TRANSFORMERS kanë kapur imagjinatën e çdo fëmije! Kjo festë e personalizuar përfshin robotët më të dashur , Optimus Prime, Grerëza, Iron Man!

 

2.PONY PARTY: (Barbie , Prince Charming ,Little Pony)     
img_4859Një ditëlindje ëndrrash..ngjyrë pink! Argëtohuni pa fund me të bukurën Barbie dhe Princin Charming! Luani dhe kërceni me maskotën Pinke Pie, ponin më të hareshëm që vdes për ëmbëlsira dhe festa! Ndihuni të lirë të bëni ç’të doni, vetëm kenaquni!

 

3.FROZEN PARTY: (Elsa, Ana, Kristofi , Olaf)                                 img_6056Kush do të ndërtojë një plak prej bore? Sepse Elsa, Ana, Kristofi dhe Maskota Olaf janë gjithmonë gati për festa të akullta, në cdo kohë te vitit! Qeshni më të papriturat e Anës dhe Kristofit, këndoni me mbretërshen e akullit, Elsën dhe jo me më pak rëndësi, dhurojini gjithmonë përqafime të ngrohta Olafit!

 

4.NINXHA PARTY: (Ninxha, Goku, Ben-10)   img_5103Jeni gati për arte marciale? Sepse ninxha po! Koha për t’u shndërruar në luftëtarë! Fitoni ne lojra, shkathësoni levizjet ne kercime, pozoni si ninja dhe sfidoni fuqine e Goku-t dhe Maskotes Ben 10! Bashkojuni festës më skalitese të mendjes dhe trupit.

 

5.SUPER HERO PARTY: (3 Super Heronj)                                        13497847_1039335259452981_2704447901125258658_o Ndonjëherë një super party ka nevojë për një super hero! Epo për të voglin tuaj që do të shpëtojë botën, vijne 3 të tillë. Ai mund të zgjedhi të preferuarit e tij nga 11 të disponueshem në galerinë e “Festa Ime” (Spiderman, Batman, Hulk, Iron man, Captain America, Green Latern, Superman, Wolverine X-Men, Thor, Tron Legacy, Xhindi ). Në festën epike të heroit tuaj, me maska, kostume dhe superfuqi asgjë nuk mund të shkojë keq!

 

6.PRINCESS PARTY: ( 2 Princesha dhe Princi Ferdinant)                          img_8912Eshtë e gjitha në dorën tuaj, për t’ju bashkuar një bote plot magji me festa përrallore! Shoqërohuni në ditëlindjen tuaj me dy nga princeshat më të dashura të Disneyt dhe Princin e pashëm Ferdinant! Krijo përrallen e princeshës tënde dhe bëja realitet!

 

7.ALADIN PARTY: (Aladin, Xhasmin, Xhindi)15740763_1195492943837211_7554106145649702525_nKush ështe gati të bejë një udhëtim me një tapet fluturues? Epo shprehe dëshirën për 3 personazhet fanatstike, Xhindin magjik, të bukurën princeshë Xhasminën dhe të praptin Aladin, për të të organizuar festën më ekzotike! Do ju dhurojnë nje kujtim për ta mbajtur mend gjatë!

 

8.CLOWN PARTY: ( 3 Kllouna Tik, Tuk, Tak)            img_2590Me 3 super Kllounat Tik, Tuk, Tak të qeshurat janë të garantuara në festën e ditëlindjes së femijes tuaj! Nëse të bërit qef dhe të argëtoheni janë ato c’ka po kërkoni, këto tre kllouna nuk ka gjë tjetër që mund ta bëjne më mirë!

 

9.PETER PAN PARTY: (Peter Pan, Tringëllima, Pirati)     img_7915Vetëm me pak pluhur magjik ju jeni fluturimthi për një festë si ato në ishullin Kurrkund! Festoni me zanën e vogël, Tringëllimë, me djalin që nuk donte të rritej, Peter Panin dhe me piratin mistrec, Kapiten Gremç (Hook). Argëtohuni, luani, kërceni dhe plotësoni misionet me gjueti thesaresh!

 

10.INDIAN PARTY: (Indiani, Pokahontas ,Kauboi)           img_0259Nje indian dhe një Kauboj nga perëndimi i egër në kërkim? I dimë ne ku janë! Si fillim ejani t’ju ftojmë në një festë në stil ‘conuntry’, aspak të zakonshme me luftëtaren Pochahontas dhe dy personazhet shumë të kërkuar Indian dhe Kauboj. Festat e vecanta duan guxim, provojeni !

 

11. JU MUND TA KRIJONI VETE TEMEN E FESTES TUAJ ME PERSONAZHET E FESTA IME  🙂 :14608769_1116505498402623_4139473280330271583_oJu mund të zgjidhni 3 personazhe që do asistojnë gjatë gjithë festës si më poshtë:

NJË PERSONAZH I CILI DREJTON FESTËN:
Kllouni, Piter Pan, Pinguini, Kristof, Pirati, Ninxha, Zorro, Goku, Princi Ferdinand, Princi Charming, Indiani, Robin Hud, Pinoku, Aladini, Kauboi, Pluto, Pikaçu, Elmo, Stiçi, Dragoi, Dinosauri, Kanguri, Elfi

DY PERSONAZHE:
PRINCESHAT: – Elsa, Ana, Borëbardha, Hirushja, Aurora, Bela, Rapanzëll, Barbie, Ariel, Pokaontas, Xhasmin, Tringëllima, Liza, Kësulkuqja

SUPERHERONJTË: – Spiderman, Batman, Hulku, Iron Man, Kapiten Amerika, Feneri i Gjelbër, Superman, Vulverine X-men, Thor, Tron Legacy, Xhindi

MASKOTAT: – Minions, Arushi Winnie, Tigri, Olafi, Miushi Miki dhe Mini, Rosaku Donald dhe Daisy, Ben Ten, HelloKiti, Lepurushi Bags Bani, Dora Eksploruesja, Sponge Bob, Tweety, Babagjyshi i Vitit të Ri
__________________________

Programi i çdo pakete me tema përmban:

• Animatorë të veshur si personazhe

• 1 orë e 30 min asistencë totale në festë

• Fotograf profesionist, fotot e festës jepen në fund të saj në Dvd

• Fonia e muzikës profesionale

• Argëtim për fëmijë dhe të rritur

• Lojra argëtuese dhe të larmishme

• Kërcime në grup për fëmijë dhe të rritur

• Piktura në fytyrë – Facepaint

• Tullumbace me forma për fëmijë (lule, shpata)

• Asistencë në fikjen e qirinjve të tortës

________________________

Për të rezervuar ose për informacion për çmimet e paketave në Tiranë dhe në rrethe – shkruani në inbox ose kontaktoni në:

Cel:0692232815

Cel:0693333388

E-mail festaime@hotmail.com

Administrator: ERVIN DOKO

Faleminderit !

 

Copyrights ©2016 Festa Ime & Ervin Doko. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Si të organizoni një “Baby Shower” !
Si të organizoni një “Baby Shower” !

PLANIFIKIMI I NJE BABY SHOWER PERFEKT :

Për sa kohë jeni të organizuar , fleksibël dhe bëni një punë të mirë duke u qartësuar se çfarë doni, organizimi i nje baby shower mund të jetë më i lehte sesa mendoni. Ja disa gjëra të vogla që duhet t’i konsideroni kur planifikoni një festë të tillë.

baby-shower-plan

 -Zgjidhni se ku do ta organizoni festën :

Konsideroni se çfarë “mamaja e festës” do të vlersonte më shumë . Eshtë ‘shtepiake’ ? Apo i pëlqen më shumë të dalurit për drekë me shoqet ?

  1. Ne shtëpi.  Private , e rehatshme , intime – ideale për një event shumë personal . Për më tepër e gjithë kuzhina është e juaja !
  2. Ne restorant. E gjitha çka duhet të bëni është të telefononi të gjithë të ftuarit dhe të përcaktoni numrin e saktë të tyre. Përpiquni të akomodoni preferencat e pak a shumë të gjithëve ndërkohë që zgjidhni restorantin , por mos harroni që përzgjedhja e kuzhinës duhet të jetë sipas preferencave të ‘mamasë së ardhshme’ që është prioriteti .
  3. Në zyrë. Cdo kush ështe i ngecur në punë ,  por marrja e një ore kohë për të festuar për bebin e ardhshëm të koleges , është një pushim që ja vlen !
  4. Destinacione të ndryshme. Shëtitjet për në SPA , piknik në kopësht apo tregjet artizanale janë destinacione të njohura për ‘baby showers’ .

baby-1

 Tema e festës së “baby shower-it” :

Përpara se të filloni punën me ftesat apo dekorimet , do ju vinte mjaft në ndihmë percaktimi i një teme feste. Tema pak a shume duhet të reflektojë personalitetin dhe preferencat e nënës së ardhshme dhe gjithashtu të përqëndrohet rreth ‘bebit të ri’ . Për shembull ,nqs ju nuk e dini gjininë e fëmijes,  ju mund të krijoni një temë me  ‘papjona të zinj dhe flutura’ ose një teme safari. Por nqs e dini që do të jetë një vajzë , atëherë një temë pink si në përralla me një keshtjellë me pelena do të ishte fantastike !

baby2

Të ftuarit dhe ftesat :

Nëse do të dërgoni ftesa , konsideroni temën e zgjedhur dhe çfarë ‘mamja e ardhshme’ pëlqen në aspektin e dizajnit dhe formulimit. Numri i personave që do të ftoni do të varen nga hapsira (e vendit ku do të bëni festën ) , orari dhe mardhënia që mamaja ka me atë të ftuar . Nëse nuk jeni të sigurtë , pyesni disa nga miqtë e rrethit tuaj të ngushtë .

drinks

 Ushqimet dhe pijet :

Ushqimet për një festë të tillë nuk ka nevojë të jenë shumë të përpunuara . Nje katering i thjeshtë ështe i lehtë për tu shtruar, sidomos nqs ju e porositni ditë më përpara ,që të jetë gati për ditën e festës. Pyesni për alergjitë apo ndonjë dietë speciale dhe gjithashtu merrni mendimin e nënës së ardhshme për pijet alkoolike gjatë festës.

gamesLojrat baby shower :

Nuk ka festë pa lojra ! Thuaji të gjithë të ftuarve të sjellin foto të tyre të fëmijerisë dhe luani kush është kush ! Ju mund të përfshini lojra rreth vogëlsirave , si garat me ushqim midis të ftuarve , lojrat me tollumbace si dhe të testoni inteligjencën e të ftuarve me gjetjen e emrave të të vegjëlve të kafshëve .

Festat ‘baby showers’ zakonisht zgjasin vetëm pak orë , por kujtimet nga kjo festë janë te paharruara për një mama të ardhshme !

Si të ndërtoni vetë një Pinata !
Si të ndërtoni vetë një Pinata !

Të pasurit një Pinata në festën tuaj është një mënyrë e mirë për te siguruar dekor edhe argëtim , të dyja në një ! Epo nuk ka nevojë të dilni dhe të blini një piñata për festën tuaj të ardhshme. Me disa hapa të thjeshta , ju mund ta ndërtoni atë vetë dhe mbase mund të zbuloni që të krijuarit një piñata është po aq argëtuese sa edhe t’i plasësh ato !

-FILLONI PINATEN :

11. Zgjidhni një formë për pinatën tuaj. Bëni “Pinata” çdo gjë që i’u pëlqen . Forma më e lehtë për t’u bërë është një sferë e zgjatur , e bazuar në një formë tollumbaceje , por ju mund të beni çdo formë që ju dëshironi.

22. Mbroni zonën tuaj të punës . Të bërit një Pinata ka potencial për të shkaktuar rrëmujë , kështu që sigurohuni që t’i jepni vetes hapsirë të mjaftueshme për të punuar.Mbulojeni zonen  tuaj të punës me fleta gazete ose me një mbulesë plastike tavoline. Kjo do ta mbajë tavolinen tuaj të pastër dhe më te lehtë për tu pastruar në fund. Mbajeni veten të pastër duke veshur një këmishë të vjetër si dhe duke vënë doreza.

3 3. Përgatsni ngjitësin e letrave. Në një tas, përzjeni 2 gota miell (473 g) ,dy gota ujë (473 ml) si dhe një lugë gjelle kripë. Përzjeini derisa masa të bëhet afërsisht e njëtrajtshme.

44. Përgatitni shiritat tuaj prej letre . Grisni disa letra gazete me përmasa afërsisht 3-5cm x 15-20cm. Përgatitni shumë nga këto fletët sepse do ju duhen mjaftueshëm të tilla për të mbuluar të gjithë tollumbacin tuaj.

 

-FORMONI BAZEN E PINATES :

55. Fryjeni tollumbacin tuaj. Kjo do të formojë trupin e piñatas ,kshuqë sigurohuni ta bëni mirë dhe të madhe. Tollumacet e rrumbullakët janë të preferueshëm për shkak se krijojnë një hapsirë të madhe për karamele. Ju gjithashtu mund të përdorni një kuti nëqoftëse preferoni formë katrore për piñatan tuaj. Mund të shtoni edhe forma shtesë për të bërë krahë bisht apo kapele etj duke përdorur karton apo gazetë. Bashkoji këto forma me ngjitës të fortë.

66. Aplikojini shiritat e letrave tek ngjitesi. Lyejini shiritët tuaj me përberjen që krijuat dhe hiqini nqs ato marrin ndonjë papastërti të papërpunuar mirë .

77. Vërini letrat mbi tollumbacin. Plotësojeni atë duke i vënë rripat e letrës në formë kryqesh derisa të mbulohet tërësisht. Lëreni nyjen e tollumbacit të pambuluar në mënyre që ta hiqini sa më lehtë. Përseriteni këtë hap 2-3 herë duke e lejuar cdo shtresë të thahet përpara se të filloni me një shtresë tjetër.

88. Lëreni piñatan të thahet. Pasi t’i keni mbaruar së vëni të gjitha shtresat e letrave , lëreni piñatan të thahet plotësisht dhe të forcohet . Se sa kohe do t’i duhet varet nga shumë faktorë , si trashësia e letrës apo temperatura e ambjentit. Në përgjithsi disa ditë.

 

-DEKORONI PINATEN :

99. Lyejeni piñatan. Përdorni një ngjyrë të vetme për të lyer të gjithë pinatën. Nuk ka nevojë për ndonjë dizajn të vecantë , thjesht të mbulohen letrat e gazetave. Zgjidhni një ngjyrë qe do t’i përshatet dekorimeve që do të shtoni ose të përshatni kafshën apo karakterin që po përpiqni të krijoni.

1010. Ngjitini piñatas letra me ngjyra. Kjo i jep piñatas pamjen tradicionale. Janë festive dhe jo të shtrenjta.Pritini në shirita të vegjël dhe ngjitini tek piñata.

1111. Jepini dorën e fundit. Pasi t’i keni vënë bazën me letra me ngjyra piñatas , mund t’i shtoni detaje të tjera. Nqs po krijoni një kafshë shtojini letra katrore të vogla ,në një ngjyrë tjetër për flokë apo sy të lezeçëm prej letre për një pamje më të këndshme.

 

-MBUSHENI PINATEN :

1212. Pritini një vrimë për karamele. Nqs tollumumbaci nuk ka plasur , plaseni dhe hiqeni atë . Meqënëse nuk e mbuluam nyjen me letër , kemi një vrimë të vogël tashmë.

13

13. Bëjeni vrimën më të madhe nqs është e nevojeshme. Nqs karamelet nuk pështaten për tu futur , prijeni pak letrën në fillim të vrimës mjaftueshëm që karamelet të kalojnë lirshëm.

1414. Bëni dy vrima të vogla anash vrimës kryesore. Lidhni një fjongo për të krijuar një lak. Kjo do t’ju nevojitet më vonë kur të duhet ta varni pinatën .

1515. Vendosini gjërat e mira brenda. Filloni duke futur karamele ,cokollata , konfeti ,lodra të vogla apo ndonjë gjë tjetër që i’u pëlqen. Shmangni ëmbëlsiarat e papaketuara apo lodrat që thyhen lehtë.

1616. Mbulojeni vrimën. Ngjitni disa letra me ngjyra ose thjesht vërini ngjitës, qëllimi është që të shmanget rënia e karameleve përpara së të filloni ta godisni.

17

17. Dhe tani VARENI PINATEN ! Përdorni lakun që krijuat për ta varur ku të doni , merrni nga një shkop dhe fitoftë ai që grumbullon më shumë karamele !